E gjithë vëmendja në LA!
Është mbajtur mbrëmjen e djeshme ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2018. Yjet më të mëdhenj të botës së Hollywood u mblodhën mbrëmjen e djeshme në Dolby Theatre në 90 vjetorin e Academy Awards, ku përveç çmimeve, jo pak vëmendje tërhoqi veshja e tyre.
Xixat, teminat, ngjyrat pranverore dominuan kësaj radhe në tapetin e kuq, por nuk kishin si të mungonin edhe yjet me veshje provokuese, ose ndoshta duhet të themi më mirë me zhveshjen, pjesë e së cilës ishte dhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti.
Por cila ka qenë aktorja me veshjen më të bukur? Revista BORDO ka hapur një sondazh ku do të jeni ju ato që përzgjedhin veshjen më të bukur të Oscar 2018!
Ju ftojmë të votoni!



















