Opsioni i ri i “WhatsApp” që lejon fshirjen e mesazhve përgjithmone ishte diçka që të gjithë po e prisnin. Por pas këtij funksioni të shumtë janë ato që duan të rikthejnë atë çka fshinë.
Ekziston një aplikacion që iu vjen në ndihmë këtyre personave, i cili quhet “WhatsRemoved”. Ky aplikacion zbulon mesazhet e fshira i ruan ato të tillë si, audio, video dhe foto.
Për të përdorur këtë aplikacion ai duhet të shkarkohet në fillim dhe është vlefshëm vetëm për sistemin android, ndërsa përdoruesit e Apple duhet të presin.
Por duhet të keni kujdes pasi aplikacioni mund të rikthejë vetëm mesazhet e fshira që prej momentit që është instaluar në pajisjen tuaj.



















