KreuBusull

SONDAZH/Cila është kënga më e bukur shqiptare dedikuar nënës?

Pak orë na ndajnë nga 8 marsi, e ndonëse është dita e dedikuar për femrat, nënat janë ato të cilat vihen në qendër të vëmendjes më së shumti. Përgatisim dhurata, shkruajmë kartolina ose mendojmë për vendin ku do ta shoqërojmë nënën për një drekë apo darkë të veçantë. Duke qenë se konsiderohet figura më e rëndësishme në jetën e njeriut, arti është kujdesur t’i përkushtojë një pjesë të mirë të krijimtarisë personazhit mëmësor.

Këngët e krijuara posaçërisht për nënën janë të shumta, e këtu nuk po flasim vetëm për artin e huaj. Edhe muzika shqiptare nuk mbetet prapa në këtë drejtim, ndërsa ne kemi përzgjedhur tetë  prej këngëve më të dëgjuara, që lidhen më së miri me 8 marsin. Shumë prej tyre janë realizuar para viteve ’90-të dhe me siguri një pjesë e mirë e votusve do të ndihen nostalgjik duke kujtuar tekstet e meloditë. Ju mbetet vetëm të votoni, e nesër, përpos shpalljes së këngës më të preferuar prej jush, do të postohen edhe videot përkatëse, sipas renditjes.

8 marsi vlen të festohet në mënyrë sa më origjinale!

https://www.playbuzz.com/item/c91db1ed-6fdf-4f2d-ac8e-ceed3c7d3b41

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF