Gjesti i mahnitshëm, Karl Lagerfeld do të dhurojë fustane mbrëmjesh për maturë, pa asnjë kosto!

Karl Lagerfeld ka vendosur të bashkëpunojë me një organizatë bamirësie, të quajtur Girls Inc. Kjo e fundit vjen në ndihmë të vajzave në nevojë, që për shkak të kushteve ekonomike, nuk kanë mundësi të bëhen pjesë e disa eventeve të caktuara shkollore, e jo vetëm. Me rastin e afrimit të mbrëmjes së maturës, Karl do të dhurojë falas disa nga fustanet më të bukura për mbrëmje.

Jo vetëm kaq, pasi Lagerfeld do të shpërndajë edhe disa veshje të përditshme, që do të jenë të disponueshme për dhjetë shkolla në New York. Njëqind vajza do të kenë mundësinë të zgjedhin pafaqitjen e preferuar më 27 prill. Fustanet e mbrëmjes mbajnë çmime nga 70 paund, deri në 162 paund. Girls Inc ofron shërbime dhe programe nga më të ndryshmet, për të ardhur në ndihmë të vajzave, që kërkojnë ndihmë për disa gjëra të caktuara, si për shembull: pamundësia financiare.

Lagerfeld e ka marrë këtë nismë jo pa shkak, pasi ai ka qenë gjithmonë suportues i flaktë i femrave. Shprehja: ‘Vajzat e sotme janë gratë e së nesërmes’ është një ndër më të famshmet e tij.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article