Sara Hoxha i është rikthyer postimeve të fotove në Instagram dhe vetëm pak minuta më parë ka publikuar një foto të të birit London dhe bashkëshortit të saj, Ledion Liços. Babë e bir që shihen në sy, ndërsa vogëlushi mban në duar një tullumbace të vogël është padyshim një ndër fotot më të bukura dhe doza e ëmbëlsisë që ju duhet sot.
Me gjasa kjo foto, nisur edhe nga ambienti, duket se është shkrepur në Como, një muaj më parë, kur çifti mbajti ceremoninë e martesës. London Noor është djali i vetëm i çftit që më 13 dhjetor do të mbushë 2 vjeç.