Miqtë e Kujtim Prodanit tregojnë lidhjen që ai nuk e bëri publike kurrë!

Ndarja e beftë nga jeta e Kujtim Prodanit, tronditi të afërm, miq e admirues të tij. Kantautori nuk u martua kurrë, por me sa duket ai e ka pasur një lidhje të cilin e nuk e bëri asnjëherë publike. Këtë e treguan miq të tij të ftuar tek “Rudina”, që thanë se kishte zënë shumë special në jetën e tij.

“Mikesha e tij e zemrës ishte shoqe, e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më. Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi. Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk luftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që humbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë”, u shpreh Aida Bida.

Previous ArticleNext Article