Përse ndjekësit iu kthyen kundër Meghan-it pasi publikoi këtë foto të Archie-t?

Archie, Vogëlushi i Meghan Markle dhe Princ Harry-t, festoi të enjten 2-vjetorin e tij të lindjes dhe prindërit i postuan një foto të fundit, ku ndonëse ai është me kurriz, shihet qartë sesa shumë është rritur. Por fotoja, edhe pse e realizuar shumë bukur, ngjalli polemika. Që prej intervistës së famshme të dhënë tek Oprah, popullariteti i Dukës dhe Dukeshës së Sussex ka rënë, e njerëzit duket sikur presin me padurim si shënjestrojnë për cdo veprim të tyre. Fakti që fotoja e Archiet u postua në Instagramin e shoqatës së tyre të bamirësisë ( pasi nuk kanë një prifl me emrin Sussex), bëri që shumë njerëz të nxitojnë ta shohin këtë si një përpjekje për të shfrytëzuar imazhin e djalit për interesin e vet. Nga ana tjetër, ndjekësit kanë ironizuar faktin që të birin e kanë fotografuar me shpinë. “ Sot u kujtuan t’i ruajnë djalit imazhin? E harruan intervistën që dhanë tek Oprah ku i nxorën në shesh të gjitha, ku folën edhe për ngjyrën e lëkurës së djalit?” shkruanin disa prej tyre. Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James nga ana tjetër bëri dallimin mes kësaj fotoje dhe asaj të princeshës Charlotte të postuar nga Kate. Sipas saj, fotoja e Archie-t tregon distancë, ndërsa ajo e Charlotte-s kontraston thellë me të, pasi shfaq ngrohtësi e afërsi me njerëzit.

Previous ArticleNext Article