Disa mënyra të thjeshta si t’ja ktheni sërish shkëlqimin bizhuterive

Lërini për disa minura në ujë dhe sapun

Në përgjithësi, disa pika sapuni të lëngshëm në ujë të ngrohtë por jo të nxehtë do të punojnë mirë  për të mbajtur të pastër shumicën e bizhuterive prej ari dhe argjendi. Lërini bizhureritë tuaja të zhyten për rreth pesë minuta në tretësirë ​​dhe shpëlajini në ujë të vakët. Pastaj vendosini në një leckë mikrofibre që të thahen

Pastrim me furçë dhëmbësh me qime të buta

Nëse pas futjes në ujë me sapun kanë mbetur ende disa papastërti në bizhuteri merrni një furçë dhëmbësh me qime delikate dhe fërkojeni me kujdes. Futeni herë pas herë në ujë që të zbutet dhe vazhdoni kështu derisa të pastrohen plotësisht.

Argjendi kërkon shumë thatësirë

Nëse pasi keni bërë pastrimin nuk i keni tharë mirë bizhuteritë prej argjenti kjo çon në njollosjen e këtij materiali. Ndaj sigurohuni që para se t’i vendosni në sirtar bizhuteritë të jenë tharë mirë pa asnjë mbetje lagështie.

Mos u tundoni nga soda e bukës dhe uthulla

Shpesh mund të keni dëgjuar se uthulla dhe soda e bukës janë produkte shumë të mira për të pastruar bizhuteritë, por nuk është kështu. Duke qenë se këto produkte kanë përmbajtje acidike kjo ndikon në gërvishtjen e materialeve delikate të bizhuterive.

Tregoni shumë kujdes me stolitë e trashëguara

Duke qenë se stolitë e trashëguara kanë një vlerë të madhe shpirtërore e monetare me pastrimin e këtyre copëzash pasurish duhet treguar kujdes maksimal. Në këtë rast është mirë që bizhuteri të tilla të pastrohen nga një argjendar profesionist.

 

Previous ArticleNext Article