KreuCelebrity

I shohim tek Lori, Manjola, Armina, Agnesa e të tjera; këto këpucë po bëjnë namin në instagram!

Qysh kur Gucci vendosi të risjellë në fron këpucët ‘loafers’ që vite më parë shiheshin vetëm në këmbët e zonjushave në kolegje private duket se ky trend mode nuk ka ndërmend të zbresi nga froni.

Cilësuar si ndër modelet më të rehatshme të këpucëve, me ardhjen e vjeshtës blogeret dhe personazhet e famshëm i nxorrën loafersat e tyre nga dollapët për t’i patur pjesë të pandashëm të stilit të veshjes. Një ndër kombinimet që në vitin 2019 kur u prezantua për herë të parë u cilësua si i papritur, është veshja e këtyre këpucëve me çorape të bardha, njësoj si vajzë kolegji.

Duket se ky kombinim që tashmë është kthyer në trend do të zërë vend edhe këtë vjeshtë dhe në vendin tonë sapo na e konfirmuan disa prej vajzave më të njohura të showbiz-it të cilat janë ndër emrat që ndjekin dhe njohin shumë mirë trendet e fundit të stilit; Lori Hoxha, Jona Spahiu,  Agnesa Hadërgjonaj si dhe Manjola Nallbani.

Moderatorja Spahiu ka zgjedhur një version më sport të këtij kombinimi, ndërsa Agnesa vajza e madhe e këngëtares Albërie Hadërgjonaj i ka dhënë një prekje pak më klasike duke hedhur krahëve një xhaketë të zezë.

Armina Mevlani një ndër influencerat më të njohura shqiptare në postimin e fundit në instagram duket fiks si vajzë kolegji, veshur me fund të shkurtër, triko pambuku e xhaketë ndërsa në këmbë mban këpucët Prada me çorape të bardha. Ajo çfarë ja shton edhe më dozën e vogëlushes bukuroshes Mevlani janë edhe baluket e prera shkurt.


E angazhuar me projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj siç është Big Brother Vip, Lori Hoxha turravrapin e ditëve të punes ne  realityshow nuk mund të mos ja besonte komoditetit që ofrojnë një palë loafers. E njohur si ‘trend maker’ trashëgimtarja e Top Media nuk mund të mos përqafonte trendin e vjeshtës duke i kombinuar këpucët e zeza me një palë çorape të bardha.

Këpucët ‘loafer’ që janë kthyer në A-listën e veshjeve të vajzave të njohura nuk mungojnë as në garderobën e artistes Manjola Nallbani, e cila ndryshe nga vazjat e mësipërme ka zgjedhur t’i japë një prekje më komode duke i veshur me xhinse dhe pa çorape. Manjola ka zgjedhur brandin Prada, i cili duket është prefenca e shumë personazheve të njohur shqiptar e jo vetëm sa i përket këpucëve trend të sezonit ‘loafer’.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF