Rikthehet pas dy vitesh Nata e Bardhë në Tiranë: Ku mbahen 6 aktivitete!  

Pas dy vitesh mungese për shkak të tërmetit e më pas, masave të ashpra të marra nga autoritetet me qëllimin frenimin e përhapjes së koronavirusit, tashmë Nata e Bardhë do të vazhdojë traditën në Tiranë. Eventi aq i dashur, sidomos nga të rinjte, rikthehet në 29 nëntor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, zbuloi aktivitetet që do të organziohen me këtë rast.

“Tradita vashdon…Më 29 Nëntor, Nata e Bardhë. 6 lokacione, 6 aktivitete,” ka shkruar kryebashkiaku.

Ne videone  postuar, ai shpjegon se eventet do të mbahen te Sheshi Skënderbej, te pedonalja, Parku Rinia, rruga “Mustafa Matohiti”, Sheshi Italia, rruga “Pjetër Bogdani” (ish-Blloku).

Disa nga artistët që do të performojnë në kremtimet e këtij viti janë Ronela Hajati, Mato Lale, Irkenc Hyka, Lindi, Krusita, Urban Band etj.

Previous ArticleNext Article