Sara Hoxha zbulon kompleksin e saj më të madh!

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është një nga blogeret më të njohura të showbizit shqiptar.

Ajo është shumë aktive në Instagram, ku vazhdimisht zhvillon bashkëbisedime me ndjekësit e saj. Së fundmi teksa një ndjekës e ka pyetur, Sara ka zbuluar se çfarë nuk i pëlqen te vetja.

“Kam flokë të drejtë dhe të hollë. E kam vuajtur këtë gjatë gjithë jetës, duke u bërë xheloze për vajzat me flokë të gjatë. Por është ky që është, ndaj mundohem ta bëjë më të mirën”, u përgjigj blogereja.

Kujtojmë që Sara dhe Ledri Vula janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Në mediat sociale u aludua para pak ditësh se së shpejti ata do të bëjnë një dasmë, shkak për këtë u bënë disa fotografi të Sarës nga një sallon me fustane nusërie.

Previous ArticleNext Article