Reagon Bora, pas flirtimeve të Donaldit dhe Beatrixit!

Donaldi dhe Beatrixa kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi janë parë shumë afër njëri-tjetrit. Gjithçka nisi me disa shikime e përqafime në dush, e më pas ata u bënë të pandashëm.

Fansat janë habitur nga këto veprime të Donaldit, pasi pas puthjes në Big Brother VIP, të gjithë mezi prisnin që ai dhe Bora të riktheheshin së bashku.

Mesa duket gjërat pas daljes së Semit kanë ndryshuar, dhe Bora së fundmi ka reaguar në një mënyrë të tërthortë.

Ajo ka hequr varsen e Donaldit, të cilën ai ia dhuroi në ditën e përvjetorit të tyre, teksa ndodhej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bora që nga ajo ditë e ka patur varsen çdo ditë në program e saj, ndryshe nga sot të cilin kishte vendosur ta hiqte si një shenjë revolte.

Previous ArticleNext Article