Parashikuesja e fatit zbulon kush do ta fitojë “Big Brother VIP”, komenton banorët brenda shtëpisë

Teksa “Big Brother VIP” është kryefjala e ditës, programi “Shqipëria Live” ka ftuar ditën e sotme parashikuesen e fatit, Irini Kakacaj, e cila ka treguar se kush do ta fitojë këtë ‘reality show’.

Sipas Kakacajt, të gjithë janë të dashuruar jashtë “Big Brother” dhe kanë hyrë aty për të bërë lojë.

E pyetur nëse është e vërtetë lidhja mes Beatrix dhe Donald, ajo tha, “Është një lojë siç e keni parë edhe juve, do të dalin dhe secili do të shkojë në shtëpinë e tij nuk ka dashuri”.

Parashikuesja ka dhënë edhe nga një koment për disa prej banorëve që ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Iliri: “I zgjuar dhe i fortë, por nuk do të jetë fituesi”.

Arjola: “Është e fortë, as kjo nuk do të jetë fituesja, është me karakter, në çdo gjë që do e arrin, por ka dy fytyra që i nxjerr sipas situatave, të egër dhe ka një tjetër, është politikane”.

Einxhel: “Është shumë e bla bla, e prekshme, mërzitet shpejt, ka karakter të dobët, jo nuk do e fitojë”.

Beniada: “Është modele, as kjo nuk është fituese, është e vuajtur, është plagosur shumë herë, e ka treguar veten e saj”.

Donaldi: “100 % do të fitojë”.

Beatrix: “Jo, nuk do të shkojë deri në grupin e fundit, nuk është e dashuruar, është e dashuruar jashtë lojës”

Sara: “Do jetë deri tek afërsisht grupi i fundit”.

Monika: “Shumë politikane, grua e fortë, por nuk fiton”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article