KreuCelebrity

Darkë romantike në zemër të Milanos, Fedez surprizon Chiara Ferragni!

Chiara Ferragni dhe Fedez janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit botëror. Ata nuk ngurojnë asnjëherë t’i shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi Fedez ka rezervuar në Galleria Vittorio Emanuele, një nga lokalet më luksoze dhe ekskluzive në qendër të Milanos, vetëm për veten dhe partneren e tij.

Veç hyrjes krejt surprizë, Chiara e gjeti veten të rrethuar nga petale trëndafilash në tokë, qirinj, një tavolinë luksoze dhe një violinist që i priste, ndërsa gatimet i kishte përgatitur Carlo Craço, një nga kuzhinierët më të njohur në Itali.

Fedez i dhuroi bashkëshortes së tij edhe një byzylyk Panthère de Cartier të larë në flori të bardhë 18k, me sy smeraldesh, me gurë onix dhe diamante 10 karat, me një çmim prej 318 mijë eurosh.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF