61 vjecari vrau nusen e djalit, e shoqja: “E acaronte, thoshte ikni nga shtëpia”!

Pamje të rënda të ngjarjes tragjike në Roskovec, të siguruara nga Top Channel, tregojnë vjehrrën e saj duke pastruar gjakun e nuses së vrarë. 30 vjecarja Merushe Hazizi u qëllua për vdekje me thikë nga vjehrri I cili nuk pranonte lidhjen e saj me të birin. Xhevair Hoxha më pas vari veten.

“Erdha deri këtu të dera e ika. E acaronte shumë ndaj e bëri këtë punë”, tregon gruaja, e cila duket që po pastron gjakun në dysheme. Bashkëshortja e Xhevairit ka zbuluar debatet që kishin në familje, duke treguar se i biri u nda nga nusja me të cilin ka një djalë 8 vjeç sepse nisi lidhje me Merushen.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshte ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.

Merushja kishte tre fëmijë nga martesa e parë, të cilët I mbante ish bashkëshorti, e kjo mendohet se ka qenë arsyeja që vjehrri nuk e ishte pranuar lidhjen e saj me të birin.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article