KreuCelebrity

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ndahen tri javë pas martesës!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pasi kaluan muajin e mjaltit pak ditë më parë në Paris kanë vendosur të kalojnë më pak kohë me njëri-tjetrin.


Ky është vendimi që çifti ka marrë së fundmi dhe që, pa dyshim, i ka habitur të gjithë fansat.

Lajmi, i bërë publik fillimisht nga ‘Hollywood Life’, konfirmon se aktori dhe këngëtarja e famshme kanë rënë në konsensus për t’u ndarë disa ditë, pasi kanë shijuar muajin e mjaltit në Evropë.

“Meqenëse profesionet e tyre i detyrojnë të kalojnë periudha të ndara, JLo dhe Affleck kanë vendosur të distancohen, në mënyrë që t’i mungojnë më shumë njëri-tjetrit”, tha burimi pranë çiftit duke vazhduar se ata nuk duan të lënë mënjanë karrierën e tyre në emër të dashurisë dhe besojnë se alternativa më e mirë është të vendosin një distancë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF