Është gruaja që e ngriti vazhdimisht në këmbë Ben Affleck-un, edhe kur ata ishin të divorcuar. Megjithate Jennifer Garner e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në dasmën e ish-it të saj me J Lo. Por cfarë po bëntë aktorja teksa babai i tre fëmijëve të saj lidhte për së dyti kurorë me artisten e njohur?
Garner është një nga yjet më të dashura dhe më të respektuara në Hollyëood, kryesisht edhe për shkak të cilësive të saj njerëzore të provuara me kohë. 50-vjeçarja, e martuar me Ben Affleck nga viti 2005 deri në vitin 2018, ishte e ftuar në dasmën e aktorit me Jennifer Lopez. Por ajo e refuzoi ftesën me arsyetimin se ka një projekt të ri në Teksas. Megjithatë, në ditën e dasmës së dyshes, Garner u diktua duke bërë shopping në një supermarket në South Charleston, Virxhinia Perëndimore.
Një seri fotosh të marra nga klientët e dyqanit dhe të publikuara më parë nga TMZ, tregojnë aktoren duke ecur nëpër rafte dhe në arkë me të dashurin e saj aktual, sipërmarrësin John Miller.
Sipas dëshmitarëve, Jennifer ishte duke bërë pazar më shumë se 800 kilometra larg ngjarjes së lumtur në jetën e ish-bashkëshortit të saj, ndërsa ai po e çonte J Lo në altar për herë të dytë. Megjithatë, tre fëmijët që aktorja ka me Ben Affleck ishin në dasmë, me miratimin e nënës së tyre.