KreuCelebrity

Telashe të reja për kryeministren e Finlandës, këngëtari sqaron marrëdhënien me të!

Telashet vazhdojnë për kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, e cila shkaktoi debate të mëdha pas publikimit të një videoje ku shihej duke kërcyer e shfrenuar me miqtë e saj. Së fundi, ylli i muzikës rock, Olavi Uusivirtay, i cili u filmua fshehurazi duke kërcyer në mënyrë intime me kryeministren ka këmbëngulur se nuk janë në një lidhje dashurie.

28 vjecari insistoi se ai dhe Marin 36 vjecare e cila është e martuar me Markus Raikkonen, janë thjesht ‘miq’ dhe ‘asgjë e papërshtatshme’ nuk kishte ndodhur mes tyre, edhe pse ai u pa duke i vënë fytyrën në qafë në një moment të videos gjest ky që disa media finlandeze kanë pretenduar se ishte një puthje.  Kantautori finlandez Uusivirta, i cili u divorcua nga gruaja e tij vitin e kaluar, hodhi poshtë çdo dyshim. Në një postim në rrjetet sociale, ai tha: “Ka pasur spekulime në publik për cilësinë e marrëdhënies mes meje dhe kryeministres Sanna Marin.  Me dorën në zemër mund të them se: Ne jemi miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur. Nuk do të komentoj më publikisht për këtë çështje. Kalofshi mirë”.

Dëshmitarët i thanë mediave finlandeze se ajo kërceu me dy burra të tjerë në mënyrë të ngjashme dhe u ul në prehrin e dy të tjerëve gjatë natës. Një paraqitje e tillë e kryeministres ka ndezur një debat në Finlandë nëse ajo duhet të shfaqet në këtë mënyrë e të shoqërohet me miqtë nëpër klube.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF