KreuCelebrity

Dasma e Ben Affleck me JLo, menuja zhgënjyese? Çfarë iu servir të ftuarve! 

Dasma që duhet të kishte ndodhur përpara 20 vjetësh, më në fund u zhvillua! Ben Affleck dhe Jennifer Lopez e cimentuan lidhjen e tyre me një ceremoni luksoze në rezidencën 9 milionë dollarëshe të aktorit, ndërsa tema qendore e saj ishte “Old Hollywood”.

Të ftuarit u pritën me postera të vjetër filmash amerikanë dhe zbukurime “vintage”, nga më cilësoret në Hollivud. Mysafirët shijuan pije e puro në një lokal prej druri apo në tavolinat e larta të rregulluara në zonën hyrëse të një ndërtese në stil “hambari”. Gjithcka ishte sistemuar me shumë shije, por nëse kishin pritur ndonjë meny të vecantë ushqimi, kjo nuk ndodhi.

Në fakt, ajo ishte tejet bazike. Diva latine donte të kishte në tryezë pjata që pasqyronin origjinën e saj portorikane. Kështu, të ftuarit hëngrën mish derri të skuqur, oriz dhe perime. Në menu ishin edhe pjata krejt amerikane, ndaj të ftuarit munden të shijonin thjesht pulë të skuqur ose… makarona me djathë.

Për ëmbëlsirë, kishte disa opsione, duke përfshirë cupcakes delikate me qershi sipër, por vëmendjen kryesore e mori torta me tre nivele me krem ​​dhe ar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF