Tre episodet e para të dokumentarit “Harry & Meghan”u shfaqën në Netflix më 8 dhjetor, duke shkaktuar në mënyrë të pashmangshme një furi mediatike. Këtu, gjeni një përmbledhje të asaj që çifti ndau brenda serialit për romancën e tyre shumë të përfolur, nga takimi i tyre i parë deri te dita e fejesës.
Një klip i sapo publikuar rikujton kërcimin e parë të martesës së çiftit!
Ndërsa kishte shumë kuriozitet për romancën e Meghan dhe Harry në tre episodet e para, gjysma e dytë e serialit ( e cila do të fillojë më 15 dhjetor) premton më shumë detaje pas dasmës së tyre në vitin 2018 në Kështjellën Windsor. Një klip i ri në trailerin e shpërndarë nga Netflix e bën të qartë se fokusi do të jetë në momentet e lumtura që rrethojnë dasmën e tyre. Fragmenti paraqet Meghan duke kërcyer gjithë natën me fustanin e saj nga Stella McCartney, dhe madje edhe një foto nga shoku i saj i ngushtë dhe interpretuesi në ngjarje, Elton John. Sa i përket këngës që ata zgjodhën për kërcimin e tyre të parë, “Land of 1000 Dances ” të Wilson Pickett Meghan thotë se vendimi i tyre ishte i thjeshtë “Unë thjesht doja që muzika të ishte argëtuese,” thotë ajo.
Harry fillimisht kërkoi të takonte Meghan pasi e pa në Instagramin e një miku të saj!
“Meghan dhe unë u njohëm në Instagram,” i thotë ai regjisores Liz Garbus në fillim të serialit. “ Isha duke bërë scroll tek miqtë e mi kur më del një video Snapchat. Thashë kush është kjo vajzë?! Duket e çuditshme, por fillova ta doja”, tregon Harry
Meghan, nga ana tjetër, “përndiqte” Harry-n në Instagram pasi miku i tyre i përbashkët i kishte treguar për interesin e tij,,, ajo pranon e se u fiksua me fotot e tij pasi në ato kohë ai po udhëtonte në Afrikë.
Menjëherë më pas, të dy filluan të komunikonin me mesazhe, duke organizuar takimin e tyre të parë në Soho House në “76 Dean Street”.
Harry shkoi me vonesë në takimin e tyre të parë!
“Nuk mund ta kuptoja pse ai duhej të vonohej!” – thotë Meghan duke qeshur. “Por ai gjatë kësaj kohe vazhdoi të më dërgonte mesazhe. Saktësisht ai i shkruajti: “Unë jam në trafik. Me vjen shume keq, kam ngecur në trafik. Më vjen shumë keq…” tregon Meghan.
“Atëherë nuk e njihja, kështu që thashë: ‘Oh, çfarë është kjo që po bën ai? Unë thjeshtë nuk isha e interesuar për një djalë të tillë. Nga ana e tij, Harry në fakt ishte në panik. Unë isha e çmendur në ato momente” shton ajo.
Dyshja u përpoqën të qëndronin larg vëmendjes së mediave për aq kohë sa të ishte e mundur!
“Kur u takova me M-në, u sigurova që ajo të largohej nga media. E njëjta media që kishte larguar kaq shumë njerëz të tjerë nga unë,” rrëfen Harry, duke përdorur pseudonimin e tij për Meghan. “E dija se e vetmja mënyrë që kjo mund të funksionojë është duke e mbajtur atë në heshtje për aq kohë sa të jetë e mundur.” Kur pas disa muajsh në lidhjen e tyre, sekretari i komunikimit Jason Knauf informoi Harry-n dhe Meghan-in se lajmi për romancën e tyre ishte zbuluar në një gazetë, ata vendosën të kalonin natën e tyre të fundit të lirisë në një festë të Halloween-it, me Harry-n të maskuar.
Meghan vendosi një “rregull dy javor” gjatë muajve të parë të lidhjes së tyre që do të thotë se ata nuk do të kalonin kurrë më shumë se dy javë pa u parë!
“Në fillim, marrëdhënia jonë ishte një thesar i vogël i ruajtur,” shpjegon Meghan. “Ishte një distancë e gjatë që nga fillimi. Gjithçka çfarë shkëmbenim ishte vetëm mesazhe dhe FaceTimes, flisnim për orë të tëra, dhe thjesht ndihesha shumë e emocionuar, gjë që është kaq e çuditshme sepse nuk ishte emocionuese në mënyrën që unë mendoj se njerëzit do të supozonin se do të ishte. Ishte thjesht një ndjesi relaksi dhe e lehtë. Sapo u njohëm. Vërtet, si çdo çift tjetër, ne në fillim po ndanim pyetje të tipit, çfarë të pëlqen të hash? Çfarë të pëlqen të gatuash? Çfarë lloj filmash të pëlqejnë?”
Çifti pati takimin e tretë në Botsvana!
Në verën e vitit 2016, Harry po shkonte në Afrikën Jugore për arsye pune dhe Meghan pati një pushim nga xhirimet e Suits. “Ai tha, a dëshiron të vish në Botsvanë?” Meghan thotë se ishte një ofertë që ajo e pranoi menjëherë, edhe pse me dyshime. “Po hip në aeroplan dhe po shkoj në një vend të shkretë ? Çfarë? Çfarë po bëj? Po sikur të mos na pëlqejë njëri-tjetri, dhe pastaj të ngecim në një tendë?” tregon Meghan
Nga ana e Harrit, ai ishte “i habitur” që ajo pranoi “të jetonte në një tendë [me të] për pesë ditë” edhe pse e kishte takuar vetëm dy herë më parë. “Ju keni besuar shumë tek unë në atë udhëtim,” shton ai.
Harry vlerëson tek Meghan që ndan shumë nga cilësitë e nënës së tij Diana-s, Princesha e Uellsit
“Pra shumë nga ajo që është Meghan dhe si është ajo, është kaq e ngjashme me mamanë time,” reflekton ai. “Ajo ka të njëjtën dhembshuri, ka të njëjtën ndjeshmëri, ka të njëjtin besim. Ajo ka këtë ngrohtësi për të. Unë e pranoj se do të ketë njerëz në mbarë botën që në thelb nuk pajtohen me atë që kam bërë dhe si e kam bërë, por e dija se duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time. Sidomos pas asaj që ndodhi me nënën time. Nuk doja që historia të përsëritej”.
Familja mbretërore e adhuronte Meghan-in gjatë takimeve të tyre të para, por njerëzit në rrethin e Harry-t kishin dyshime për jetëgjatësinë e marrëdhënies!
“Mbaj mend që familja ime e takoi për herë të parë dhe më bëri shumë përshtypje”, thotë Harry duke buzëqeshur. “Disa prej tyre nuk dinin se çfarë të bënin me veten… Ata ishin të befasuar që një ‘xhenxhefil’ mund të sjellë një grua kaq të bukur dhe një grua kaq inteligjente, por fakti që unë po takohesha me një aktore amerikane është ndoshta ajo që e turbulloi gjykimin e tyre. Më shumë se çdo gjë tjetër në fillim. Oh, ajo është një aktore amerikane. Kjo nuk do të zgjasë.” Tregon Herry, Meghan shton: “Aktorja ishte problemi më i madh, mjaft qesharak.
Harry i propozoi për martesë në ambjentet e Pallatit Kensington!
“Doja ta bëja më herët,” reflekton ai. “Për shkak se duhej të kërkoja leje nga gjyshja ime, nuk mund ta bëja jashtë Britanisë së Madhe. Unë nxora një shishe shampanjë ndërsa ajo po piqte një pulë. Ajo tha: “Ti nuk pi shampanjë”. Cili është rasti?” Unë thashë: “Nuk e di. Thjesht po e lë këtu, sido që të jetë.” Më pas ai e çoi Meghanin jashtë në kopshtet e Pallatit Kensington, ku kishte vendosur qirinj elektrikë në një batanije për propozimin. “Nuk ishte se e dija që ajo do të thoshte po, por ajo tashmë e kishte zhvendosur Guy [qenin e saj], kështu që unë e kisha Guy si peng,” thotë Harry. “Sigurisht që u ula në gju. Sigurisht që e bëra.”
Fejesa e tyre kishte një temë të pazakontë!
Në dy javët midis propozimit të Harrit dhe shpalljes zyrtare të fejesës së tyre, çifti organizoi një festë private “me të gjithë të veshur me rroba kafshësh”. Harry dhe Meghan kishin veshur veshje pinguinësh të njëjtë, “sepse pinguinët çiftëzohen për gjithë jetën”. shtojnë ata./bordo.al