0.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

“Fluturoi” nga mbikalimi; Detaje të reja nga aksidenti tragjik: Identifikohen 3 viktimat

Një aksident i rëndë ka ndodhur te rrethrrotullimi i Saukut mbrëmjen e kësaj të enjte, ku automjeti tip “Audi” ka çarë barrierat e mbikalimit të Saukut dhe ka rënë mbi kofanon e një mjeti tjetër që po udhëtonte në nënkalim.

Nga aksidenti 3 të rinjtë që ndodheshin në automjetin tip “Audi” kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Klevis Ruçaj, banues në Fier, si dhe dy pasagjeret, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja vajzat banuese në Tiranë.

Ndërkohë tre personat që ndodheshin në mjetin tip Honda janë në spital nën kujdesin mjekësor. Klevis Ruçaj  dyshohet se vinte me shpejtësi tepër të lartë nga Unaza Lindore, dhe pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka rënë nga mbikalimi, duke çarë bordurat. Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine tip “Honda” që po udhëtonte në korsinë e saj.

Nga publikimet e 20-vjeçarit në rrjete sociale shihet një pasion i tij për makinat luksoze dhe shpejtësinë e lartë. Në një video të publikuar në rrjetin Tik Tok, ai shihet duke drejtuar mjetin me një shpejtësi prej 270 km/h.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit