KreuStil Jetese

Çfarë po ndodh me Kiarën pas daljes nga BBVA!

Çfarë po ndodh me Kiarën pas daljes nga BBVA!

Kiara Tito u largua të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP, duke humbur mundësinë për të bërë të gjithë rrugëtimin deri në finalen e madhe të këtij spektakli.

Përgjatë kësaj periudhe, moderatorja që dha intervistën e parë të dielën, ka qenë mjaft aktive në Instagram duke postuar video të edituara nga fansat rreth marrëdhënies së saj me Luizin. Së fundi ndërkohë, publikoi një foto ku shihej duke shijuar rrezet e diellit ndërsa në qafë ka varësen e Luizit. “Si ju kam o yje”, ishite mesazhi shoqërues i fotos,  që në fakt është një shprehje e përdorur nga prezantuesja e programit, Arbana Osmani.

Duket pra se Kiara nuk po i kalon keq ditët pas daljes nga shtëpia e famshme, teksa pret ndoshta të ribashkohet jashtë formatit me këngëtarin. Pas daljes nga  BBV, reagimi i saj i parë ishte në Instagram ku me një foto të saj nga dasma me Luizin brenda BBV, falënderonte fansat që i kanë mbështetur.

Ndërsa në përshkrimin e saj në Instagram thuhej: Kiara Tito, Author, Tv Host |Sinqerisht, realisht| #meluizin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF