16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

JLo dhe Ben Affleck: Dashuria e tyre e vërtetë apo thjesht për kamerat?

A është e vërtetë dashuria e tyre? Një pyetje kjo që shumë shpesh po bëhet së fundmi për çiftin më të përfolur në Hollywood, për Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Prej javësh qarkullojnë thashetheme se lidhja e tyre nuk po shkon mirë dhe se mund të divorcohen. Ndërkohë që kjo gjë është në kontrast me shfaqjen e tyre publike dhe dashurinë që ata tregojnë me njëri-tjetrin sa herë që kapen nga kamerat.

Në paraqitjen e tyre më të fundit në premierën e filmit të ri të Affleck, “Air”, në Los Angeles, çifti nuk pushoi kurrë së treguari dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. JLo, e veshur me një fustan të ngushtë jeshil, vodhi vëmendjen e të gjithëve me pamjen në tapetin e kuq, ndërkohë që është dëgjuar t’i thoshte të shoqit se sa shumë e donte, “Të dua, të dua, të dua”.

Gjatë fjalës së tij Affleck i shprehu dashurinë të dashurës së tij para të gjithë publikut, “Dua të them se asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa dashurinë dhe mbështetjen e gruas sime, e cila ka rëndësi për mua më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Dua të të falënderoj. Të dua. Ti je bota ime. Ti je përrallore, e mrekullueshme, e mirë, e sjellshme… Të dua.”

Në ditën e Shën Valentinit, JLo dhe Affleck shpërndanë në rrjetet e tyre sociale tatuazhet që kanë bërë së bashku, të cilat plotësojnë njëri-tjetrin në një shenjë pafundësie dhe dy shigjeta të kryqëzuara që kanë inicialet e tyre. Megjithatë, kur ata nuk janë në sy të publikut, Ben dhe Jen shpesh kanë mosmarrëveshje serioze, qoftë për fëmijët e tyre përkatës, apo dhe për gjëra jetike si për shembull çfarë shtëpie të blejnë.

Burime pranë tyre kanë treguar se muajt e fundit Affleck praktikisht pranon çdo gjë që thotë Jennifer dhe ka sakrifikuar shumë gjëra për ta bërë atë të lumtur, edhe pse ai vetë nuk është i lumtur, siç u dallua qartë gjatë “Golden Globes”, ku dukej shumë i trishtuar. Edhe pse janë përpjekur të duken të lumtur, disa fotografi të shpërndara në mediat sociale tregojnë se jo gjithçka shkon më së miri për çiftin.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit