KreuStil Jetese

Meghan Markle shtatzënë? Çfarë tregoi fustani ngjyrë floriri!

Meghan Markle shtatzënë? Çfarë tregoi fustani ngjyrë

Meghan Markle magjepsi me mberritjen e saj në “Women of Vision Awards” në Nju-Jork, ku u shfaq e shoqëruar nga princi Harry. Dukesha e tregoi pak më shumë trupin me një fustan floriri të dizajnuar nga Joanna Ortiz, i cili kushtoi 1.850 dollarë. Fustani ne ngjyre te arte kishte një hapje të vogël ne forme diamanti dhe një prerje deri tek gjuri.

Meghan e kompletoi kombinimin e saj të modës me taka ari Tom Ford me vlerë prej 1.350 dollarësh dhe bizhuteri ari. Dukesha, thote Telegrafi, zgjodhi një grim të thjeshtë, i stiloi flokët ne forme te valezuar dhe i hodhi në njërën anë.

Harry veshi një kostum klasik të zi për këtë rast dhe ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij gjatë gjithë mbrëmjes.

Ishte folur me heret se Meghan eshte sërish shtatzënë, por duke gjykuar nga fotot e fundit dhe silueta e saj, duket se nuk është ashtu.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF