KreuStil Jetese

Jennifer Aniston zbulon trajtimin e VIP-ave: Pantallona kompresuese për drenazh limfatik! 

Jennifer Aniston zbulon trajtimin e VIP-ave: Pantallona kompresuese për

Jennifer Aniston ndau me fansat në rrjetet sociale momente të rutinës së saj pas stërvitjes, ku tregoi sesi kishte hyrë në një palë pantallona kompresuese për një masazh që ndihmon drenazhin limfatik. 

Aktorja 54 vjeçe postoi një sërë fotosh në Instagram javën e kaluar për të bërë një “pasqyrë” të regjimit të saj të rreptë të shëndetit. Fanatikja e fitnesit, që së fundi ekspozoi trupin e saj për një fushatë reklamimi globale “A Strength That Sets You Free”, zgjodhi një trajtim Body Ballancer.  

Trajtimi ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakkut dhe shënjestron kryesisht zonat problematike të ijeve, kofshëve, pjesëve të poshtme, duke e vendosur në një rrobë kompresionuese të fryrë e cila aplikon një masazh të butë ose të forte, sipas rastit.  

Fotot e tregojnë Jenniferin të shtrirë në dysheme në dysheme me krahët dhe këmbët e hapura. Ajo shfaqet e relaksuar gjatë gjithë procesit. Muajin e kaluar, aktorja zbuloi se si partneriteti me Pvolve ka ndryshuar qasjen e saj ndaj fitnesit.  

Pasi kaloi vite duke ‘luftuar me trupin e saj’, Jennifer tha: ‘Me këtë program, ju mund të filloni me butësi dhe mund të rivendosni kontrollin mbi trupin tuaj’. Ajo u shpreh se kjo ishte një metodë inovative me të cilën “ u dashurua në çast”.  ‘Shumë krenare që mbështesim themeluesen tonë femër dhe trajneret e talentuara. Kjo është një nga stërvitjet e mia të preferuara… dhe unë jam shumë mirënjohëse për ekipin tonë dhe e emocionuar për atë që do të vijë”, ka shkruar ylli hollivudian.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF