18.5 C
Tirana
E premte, 22 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

Studimi: Fëmijët kanë nevojë për dashuri që të zgjaten!

Kur bëhet fjalë për gjatësinë, mund të mendoni se kjo varet nga gjenet, dieta dhe ushtrimet. Por një ekspert i zhvillimit njerëzor tani pohon se që fëmijët të rriten shtatlartë, ata gjithashtu kanë nevojë për dashuri, shpresë dhe lumturi.

Profesor Barry Bogin, një antropolog biologjik në Universitetin Loughborough, pohon se mirëqenia emocionale e një të riu është parësore  për parandalimin e rritjes së kufizuar.

Bogin mendon se të mos jesh i dashur nga njerëzit më të afërt dhe të mos kesh shpresë për të ardhmen shkakton ‘stres toksik emocional’ që mund të dëmtojë trupin duke përfshirë bllokimin e hormoneve të nevojshme për rritje dhe zgjatje fizike të trupit.

“Specia njerëzore kërkon lidhje të forta sociale dhe emocionale, që është dashuria midis njerëzve te afërt. Këto lidhje janë të nevojshme për të promovuar pothuajse të gjitha funksionet biologjike, të tilla si tretja dhe thithja e ushqimit në trup, një sistem i mirë imunitar dhe një lumturi e përgjithshme dhe këndvështrim pozitiv për jetën.

Profesor Bogin, i cili ka studiuar se si rriten njerëzit për gati pesë dekada, tha se vendet si Guatemala, ku qytetarët jetojnë në pasiguri, trazira politike dhe janë të ekspozuar ndaj dhunës janë ndër njerëzit më të shkurtër në botë.

Burri mesatar nga Guatemala është rreth 163 cm i gjatë, ndërsa gruaja mesatare rritet në rreth 149 cm.

Profesor Bogin tha se, nga ana tjetër, Holanda, e cila ka njerëzit më të gjatë në botë me meshkujt mesatarisht rreth 183 cm dhe femrat 169 cm, ka politika që mbështesin kujdesin social dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit