KreuStil Jetese

Taylor Swift dhe Travis Kelce shfaqen për herë të parë së bashku!

Taylor Swift dhe Travis Kelce shfaqen për herë të parë

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht po kalojnë kohë së bashku. Këngëtarja 33-vjeçare është parë duke ecur përkrah Travisit në dhomat e zhveshjes nw stadiumin s Arrowhead në Kansas City, Misuri. Një video e shpërndarë në platformën X, e njohur më parë si Twitter, tregon çiftin e përfolur duke ecur përkrah njëri-tjetrit.

Taylor shihet duke buzëqeshur dhe duket e lumtur që është në shoqërinë e Travis. Swift ishte pjesë e turmës që brohoriste për Chiefs në ndeshjen e tyre kundër Chicago Bears të dielën. Ajo ndoqi ndeshjen me nënën e atletit, Donna Kelce. Dyshja u fotografuan të ulur duke biseduar dhe duke qeshur së bashku gjatë gjithë lojës.

Paraqitja e Swift-it në stadium vjen vetëm disa ditë pasi Kelce e ftoi atë të merrte pjesë në lojë teksa shfaqej në podcastin e The Pat McAfee Show. Një burim i tha PEOPLE se sapo Swift dëgjoi për ftesën, pranoi menjëherë. “Taylor është shumë e përqendruar te puna tani”, tha burimi. “Por, Travis e ftoi atë dhe sigurisht ajo tha ‘po’”. “Ajo thjesht mendoi se ishte një mënyrë fantastike për të kaluar të dielën”, shtoi burimi.

Kelce tentoi t’i kalonte Swift-it numrin e tij të telefonit gjatë turneut të saj rekord Eras, por nuk pati sukses në përpjekjet e tij. Gjatë një episodi të podcast-it të New Heights, Jason Kelce, zbuloi se ai kishte bërë një byzylyk për shfaqjen me shifrat e numrit të tij të telefonit në rruaza. Dy herë kampioni i Super Bowl donte t’ja dhuronte bizhun që bëri yllit të popit, përpara shfaqjes së saj në Kansas City në stadiumin Arrowhead në korrik, por për fat të keq për të, Swift nuk e pranoi.

“Isha i zhgënjyer që ajo nuk flet para ose pas shfaqjeve të saj, sepse ajo duhet të ruajë zërin e saj për 44 këngët që ajo këndon, kështu që isha pak i mërzitur dhe nuk arrita t’i dorëzoja një nga byzylykët që bëra për të”, shpjegoi Kelce në podcast.

Kelce, i cili më parë ka qenë i lidhur me Kayla Nicole, ka qenë i përfolur për admirimin e tij për Swift në të kaluarën. Gjatë një interviste për ESPN në vitin 2019, ai zbuloi se ishte një fans i madh i këngëtares dhe madje kishte ndjekur një nga koncertet e saj. “Ajo bën një përformancë të mrekullueshme dhe është thjesht një interpretuese e shkëlqyer”, tha ai

Tags:

Home bordo

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF