KreuStil Jetese

E fundit nga BORDO; Kanal në YouTube!

E fundit nga BORDO; Kanal në YouTube!

Revista “Bordo” prej 9 vitesh ka nisur rrugëtimin e saj në median ‘print’ dhe ‘online’, duke sjellë te lexuesi gjithmonë më të mirën. Një revistë e përmuajshme, dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës, sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit.

E përveç revistës ‘print’, në ‘web’ gjeni lajme të përzgjedhura nga ajo çfarë ndodh në ‘showbizin’ shqiptar dhe botëror. Tashmë "Bordo" këtë sezon vjen me risi, me një kanal në YouTube, ku rubrika të ndryshme do të jenë pjesë e saj.

E fundit nga BORDO; Kanal në YouTube!

Duke filluar nga në kuzhinë me shefat më të mirë në vend, te intervista me pyetje pikante, rutinat e ‘make-up’ dhe bukurisë, ‘home tours’ dhe ‘bakestage’ me personazhet më të njohur, më të përfolur dhe më të dashur që vendi ynë ka.

Kanali i “Bordo” e nisi siparin me chef Fundim Gjepalin, i cili ekskluzivisht për “Bordo” përgatiti receta për të gjithë ndjekësit, për të vijuar më pas me aktoren Delinda Disha, në një dalje të rrallë pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë, ku pa hezitim iu përgjigj disa pyetjeve pikante.

Çdo javë në kanalin “Bordo” do të gjeni video, të cilat do t’i bëjnë ditët tuaja më të bukura...

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF