KreuBusull

Anthony Joshua feston fitoren me flamurin shqiptar në ring, në shenjë respekti për Kristian Prengën

Anthony Joshua feston fitoren me flamurin shqiptar në ring, në
Anthony Joshua tërhoqi vëmendjen jo vetëm me fitoren e tij bindëse ndaj Kristian Prengës, por edhe me gjestin që bëri menjëherë pas përfundimit të sfidës.

Pas triumfit me KO në raundin e dytë, boksieri britanik u shfaq në ring duke mbajtur në njërin krah flamurin shqiptar dhe në tjetrin atë anglez. Gjesti u interpretua si një shenjë respekti ndaj Kristian Prengës, por edhe ndaj tifozëve shqiptarë të pranishëm në stadium.

Përballja nisi me ritëm të lartë, ku Kristian Prenga zhvilloi një raund të parë shumë të mirë, duke e vendosur disa herë Joshuan në vështirësi. Megjithatë, përvoja e ish-kampionit të botës bëri diferencën në raundin e dytë.

Joshua mori kontrollin e duelit, goditi me saktësi dhe e rrëzoi Prengën, duke detyruar arbitrin të ndërhynte dhe t’i jepte fund ndeshjes me knockout teknik.

Edhe pse nuk arriti të fitonte, Kristian Prenga u vlerësua për paraqitjen dinjitoze dhe rezistencën e treguar përballë një prej emrave më të mëdhenj të boksit botëror. Gjesti i Anthony Joshuas me flamurin shqiptar mbeti një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes.