KreuBusull

Andrea Pirlo drejt stolit të Italisë? Federata në negociata për një kontratë katërvjeçare

Andrea Pirlo drejt stolit të Italisë? Federata në negociata
Andrea Pirlo është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i kombëtares së Italisë. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Federata Italiane e Futbollit po zhvillon bisedime të avancuara me ish-mesfushorin legjendar për një kontratë katërvjeçare, që do ta mbante në krye të “Axurrëve” deri në Kupën e Botës 2030.

Raportohet se marrëveshja parashikon një pagë prej rreth 1.5 milionë eurosh në vit, plus bonuse të lidhura me rezultatet.

Federata italiane e sheh Pirlon si njeriun e duhur për të ndërtuar një projekt afatgjatë dhe për ta rikthyer kombëtaren në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve, Carlo Ancelotti do të vazhdojë aventurën e tij në krye të Brazilit, ndërsa Pep Guardiola ka refuzuar kontaktet e bëra nga Italia. Kjo e ka bërë Andrea Pirlon kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Federata Italiane, por negociatat janë në një fazë të avancuar dhe një marrëveshje pritet të arrihet së shpejti.