Një studente e arteve të biznesit në Nju Jork është burgosur për një vit në Dubai, pasi preku padashje në krah një oficer të sigurisë së aeroportit gjatë kontrollit. Elizabeth Polanco kishte një brez në bel për shkak se pak kohë më parë kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale çka ka bërë që oficerët e sigurisë ta çonin në dhomën e kontrollit.
Elizabeth Polanco De Los Santos, 21 vjeç, po shkonte për në Nju Jork nga Stambolli me një mik kur ata u ndaluan gjatë një qëndrimi dhjetë orësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 14 korrik.
Por ajo që mendohej se do të ishte një ndalesë e shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe është kthyer në një makth prej muajsh, pasi siguria e aeroportit u njoftua për një mbajtëse beli që De Los Santos kishte veshur. Ajo u tha zyrtarëve të aeroportit se kohët e fundit kishte bërë një operacion dhe ishte këshilluar nga mjekët të mbante brezin kirurgjik gjatë gjithë kohës.
Amerikania u dërgua me karrocë në një dhomë private dhe u udhëzua të hiqte mbajtësin, dhe pas kontrolleve të imtësishëm u lejua të shkonte. Një moment 21 vjeçarja padashje preku butësisht krahun e një doganiereje femër. Oficerja akuzoi De Los Santos për sulmim dhe ofendim dhe pasagjeres ju ndalua të udhëtonte për në shtëpi, duke u dënuar me 1 vit burgim. E reja po qëndron pas hekurave prej 14 korrikut, pavarësisht se pagoi një gjobë prej 10,000 AED (2,722 dollarë).
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/media3/-363-363-1696262281xhttps-d1e00ek4ebabmscloudfrontnet-production-c1642062-8319-4bbd-acf0-746aa22077fa-383.webp)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/media3/-363-363-1696062493xh-684.jpg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/09/-363-363-640-0-65103d2172012.jpg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/09/-363-363-BR10010_EdP_100mlbottle_300dpi_RGB.webp)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/09/-363-363-Screenshot-2023-09-14-111000.png)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/09/-363-363-640-0-64f98dba3f746.png)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/09/-363-363-Screenshot-2023-09-05-120352.png)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/09/-363-363-mother-teresa-second-miracle.webp)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/09/-363-363-fatos-nano.jpg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/09/-363-363-aa2z0dMc-jeff-bezos-yacht-1200x900-1.jpg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2022/07/-363-363-Hobbit-Village-Newzealand-scaled.jpg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/08/-363-363-Horoscope-Today-The-best-houseplant-for-your-home-based-on-your-Zodiac-sign-1366x768-2.webp)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/08/-363-363-0_Woman-buried-alive-may-have-spent-11-DAYS-trying-to-fight-her-way-out-of-coffin-in-stone-tomb.webp)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/08/-363-363-17858BE3-1EC4-44EF-98CA-F9D2AF861A41.jpeg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/-363-363-6DE7F990-DFA9-4FAD-8847-A20ECCFEB78A.jpeg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/-363-363-Collage-Maker-21-Aug-2022-09.36-PM-1.jpg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/-363-363-Screenshot-2023-07-26-135915.png)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/-363-363-1_6485102.jpg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/-363-363-Screenshot_5-6.jpg)
![](https://cdnimpuls.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/-363-363-Screenshot-2023-07-19-101044.png)