KreuCelebrity

Big Basta: Kënga më e bukur e karrierës, kjo e Festivalit të Fundvitit!

Big Basta: Kënga më e bukur e karrierës, kjo e Festivalit të

Ai numëron dhjetëra hitë gjatë karrierës së tij, e me gjithë miliona klikimet. duket se për Big Bastën kënga më e mirë e karrierës së tij, ende nuk është publikuar. Në fakt do të na duhet të presim vetëm pak ditë, për të dëgjuar krijimin më të mirë të artistit të njohur.

Nëpërmjet një interviste ekskluzive për kanalin e Revista Bordo në Youtube, ndër të tjera Big-u tregoi se kënga pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së, e cila është një duet me bashkëshorten Vesa Luma është më e bukura nga gjithçka ka realizuar në gjithë vitet e karrierës. ‘Mbinatyrale’ quhet kënga me të cilën çifti i njohur i artistëve do të garojnë në Festivalin e Këngës, event që nis më 19 dhjetor. Vesa dhe Geri do të çelin natën e dytë të festivalit.

Këtë vit organizatorët e Fest62 vendosën të mos  i publikonin këngët paraprakisht, duke i lënë surprizë për publikun në netët e festivalit. Ndërsa me çfarë dëgjuam nga Big Basta ishte mjaftueshëm për të na bërë kuriozë, që ta ndjekim me kërshëri këngën e re të dyshes.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF