Tashme është zyrtare: “Big Brother Vip Albania 3” nis më 13 janar të vitit që po afron. Përvec datës, këtë vit do të ketë ndryshime nga edicionet e kaluara, qoftë nga logo-ja apo edhe shtëpia. Lori Hoxha ka ndarë disa pamje të shtëpisë disa herë në Instagramin e saj, ku po ndërtohet dhe nuk do të jetë njëlloj.
Ngjyra blu nuk do të jetë më mbizotëruese dhe arkitektura e shtëpisë është ndryshe nga dy edicionet e kaluara.
Disa nga banorët e edicionit te ri jane konfirmuar si Olsi Bylyku, Graciano Tagani, Endrik Beba, Albi Nako, Bardhi, Arbër Salihu, Alfio Rrotani.
Thuhet se pjesë e formatit do të jetë edhe ish-partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako, cka do ta bente situaten edhe me interesante, por kjo nuk dihet me siguri. Ata kanë disa muaj që janë ndarë nga një marrëdhënie 5-vjeçare së bashku. Këtë vit, thuhet se drejtues i emisionit do të jetë Ledion Liço dhe jo më Arbana ashtu siç jemi mësuar në çdo edicion.