KreuCelebrity

Zbulohen pretendentët kryesorë për të fituar çmimin Oscar!

Zbulohen pretendentët kryesorë për të fituar çmimin

Dy të nominuarit kryesorë për çmimet Golden Globe, me 9 dhe 8 nominime respektivisht, janë filmat "Barbie” dhe “Oppenheimer”. Kandidatë janë po ashtu “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things”, me nga 7 nominime secili.

Mes aktorëve kryesorë që pritet të rrëmbejnë nga një statujë ari, në ceremoninë që do të mbahet në Los Angelos më 7 janar të vitit të ardhshëm janë Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph.

Zbulohen pretendentët kryesorë për të fituar çmimin

Mes nominimeve për serialin më të mirë renditen “The Diplomat”, “The Morning Show” dhe “The Crown”. Margot Robbie dhe Ryan Gosling spikasin po ashtu si të kandiduar për aktorët, më të mirë protagonistë, për rolin e tyre në filmin Barbie.

Kujtojmë që Greta Gerwig do të marrë çmimin për regjisoren e vitit për suksesin e filmit “Barbie” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Palm Springs”. Ngjarja do të zhvillohet më 4 janar në qendrën e konventave të resortit në Kaliforni, SHBA.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF