KreuCelebrity

G-Bani kërkon ndihmën e fansave, hap GoFundMe për këngën “Assasin”

G-Bani kërkon ndihmën e fansave, hap GoFundMe për
Reperi G-Bani ka nisur një fushatë në platformën GoFundMe për të siguruar fondet e nevojshme për realizimin e këngës së tij më të re, “Assasin”.

Përmes një mesazhi drejtuar publikut, ai shprehet se hip-hopi me mesazhe sociale po kalon një periudhë të vështirë dhe se artistët e pavarur kanë gjithnjë e më pak mbështetje nga organizatorët, mediat dhe institucionet.

Pas rreth 30 vitesh në muzikë, G-Bani thotë se këtë herë ka zgjedhur t’u drejtohet drejtpërdrejt fansave për të bërë të mundur publikimin e një projekti që synon të trajtojë tema sociale dhe këndvështrime që, sipas tij, shpesh mbeten në hije.

“Assasin” është projekti i tretë me frymë proteste i artistit, pas këngëve “In Extrems” dhe “Diktatori”. Ai tregon se kënga është frymëzuar edhe nga zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri, përfshirë protestën e mbajtur më 26 korrik 2026 pranë Kuvendit Popullor.

Objektivi i fushatës është mbledhja e £2,000, shumë që do të përdoret për realizimin e plotë të projektit, duke përfshirë blerjen e instrumentales, regjistrimin, miksimin, masterizimin dhe xhirimin e videoklipit zyrtar.