Nuk ka asnjë pjatë më të mirë sesa supat. Ato janë të ngrohta, por edhe shumë të shëndetshme. Alternoni supat me perime me ato me mish, pasi ato mund të kthehen në vakte të cilat do t’ju forcojnë imunitetin. Nga ana tjetër, supat përgatiten shumë shpejt, ndaj mund t’i konsumoni lehtësisht në çdo moment të ditës.
Supë me patate të ëmbla
Përbërësit: 3 patate, 3 karota, 3 qepë e mesme, 1 tas salcë kosi, 200 ml ujë, vaj ulliri, piper, kripë dhe piper i kuq kokrra
Përgatitja: Qëroni fillimisht patatet dhe karotat dhe pritini në kubikë. Më pas grini qepën imët dhe kavërdiseni në një tigan me vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni perimet dhe lërini të skuqen për 5 minuta derisa të zbuten. Kur të jenë gati shtojini ujin dhe lërini të ziejnë për 20 minuta. Hiqini nga zjarri dhe kalojini në mikser derisa të krijohet një masë kremoze. Vendosini sërish në tenxhere, lërini të ziejnë për 5 minuta të tjera dhe më pas shërbejeni duke shtuar sipër nga një lugë me salcë kosi ose gjizë, hidhini kripë dhe piper sipas dëshirës.