KreuCelebrity

Intervistë/ Kastro Zizo: Çmenduria ime? Seks në avion!

Tea Kola

Klevis Bega, ose Kastro Zizo, emri me të cilin jemi mësuar ta njohim, është artisti më i çmendur për sa i përket personazheve të famshëm shqiptarë. Këngëtari dhe tekstshkruesi njihet për natyrën e tij të sinqertë e të drejtpërdrejtë  shprehëse dhe shpesh edhe shpërthyese. Në këtë intervistë për Bordo.al, Kastro vjen me një rrëfim mbi çmenduritë më të mëdha që ka bërë në jetë, në dashuri, seks dhe në televizion. Çfarë propozimi apo dhurate të çmendur ka marrë ai? Të gjitha çmenduritë e Kastros i gjeni në këtë intervistë për Bordo.al!

Sa i çmendur është Kastro?

Çmenduria e një njeriu kam përshtypjen se varet nga zgjedhjet në jetë dhe une kam qenë një guximtar çmendarak me pikë të plota. Por, jam shumë i lumtur dhe aspak i penduar për zgjedhjet që kam bërë dhe sidomos ato më të çmendurat!

Sa i çmendur je në një lidhje?

3 muajt e parë jam skizofren dhe jo i çmendur… Pastaj, sapo më merr rutina transformohem në një pacient që i kanë dhënë shumë qetësues, kjo se mbase e shtrydh shumë shpejt një njeri dhe s’ka çfarë t’i marr apo ofroj nga çmenduria ime!…

Cila është sakrifica apo  veprimi më i çmendur që ke bërë për dashurinë?

Kanë qenë shumë, por le të themi qe kam lënë shtëpinë, qytetin, vendin tim dhe jam transferuar te ajo… Mendoj se është goxha sakrificë e çmendur….

Veprimi më i çmendur që ke bërë në një studio televizive, por që nuk është parë nga publiku?

Unë jam transparent… Kryesisht është parë çdo gjë… mbase ndonjë cigare bar nuk është parë!

Një artist ka shpesh edhe fansa të çmendur në kuptimin e mirë të fjalës. Ka patur ndonjë veprim të çmendur që një fans ka bërë për Kastron.

Unë, ndryshe nga të tjerët fansat i kam më të çmendur se vetja se mbase te unë gjejnë lirinë e imponuar që ata kanë. Ata/o kanë bërë shumë veprime të çmendura… mbase dhurata intime që më dërgonin, të brendshme etj..

Kur je në kulmin e nervave, çfarë bën? Cili është veprimi më i çmendur në ato momente?

I pres flokët vetes….

Ka edhe dhurata apo surpriza të çmendura. Të kanë bërë, apo ke bërë të tilla?

Unë bëj vazhdimisht , ndërsa nga të tjerët jo shumë se i druhen faktit që s’do jenë në lartësinë e çmendurisë sime…

Vendi më i çmendur që ke bërë seks?

Kudo… Nga wc e një avioni sipër oqeanit…

Propozimi më i çmendur që ke marrë nga një vajzë?

Ti do jesh i imi. Dhe unë që u tremba!

Cilat janë pushimet më të çmendura që ke bërë?

Të gjitha pushimet e mia janë të çmendura… Të gjitha…

Loja më e çmendur që ke bërë kur ke qenë me pushime?

Me shishe,  por dënimet ishin me baza seksuale…

Veprimi më i çmendur që ke bërë kur ke qenë i dehur?

S’i mbaj mend… Kam frikë se kanë qenë ekstremisht të çmendura… dhe kam turp t’i tregoj….

Shpenzimi më i çmendur që ke bërë për një veshje?

S’nuk….shpenzoj në kënaqësitë e mia dhe të njerëzve të mi më të afërt… rrobat më ngjajnë një fazë kalimtare e njerëzimit.

 

 

 

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF