Prej javësh çdo kalimtari të Rrugës së Durrësit i kishte rënë në sy një ndërtesë moderne, luksoze me një shesh atraktiv, që duket se të ftonte! Është investimi më i ri në kryeqytet dhe mban emrin, Colosseo, një hotel me 4 yje që do të mirëpresë çdo vizitor, që zgjedh ta jetojë për pak ditë Tiranën, nga një prej rrugëve më historike të tij. Këtë mes javë që lamë përmes një eventi u pre dhe shiriti i inagurimit, për t’i dhënë udhë kësaj sipërmarrjeje të vëllezërve Fushaj, të suksesshëm me Hotel Colosseo në Shkodër, apo për gjithë kryeqytetasit me të famshmin bar, që mban po këtë emër pranë shkollës Petro Nini Luarasi. Në galerinë e fotove ju sjellim disa nga momentet e kësaj nate!
