KreuFashion

Nga Disney në këmbët tuaja!

Adhuruese të përjetshme të Disneyt! A i keni parë këto modele këpucë-sandalesh me taka si në përrallën tuaj të preferuar? Modelet me Minnie Mouse janë për vajzat më ëndërrimtare e lozonjare, në ngjyrë të kuqe ose një të kuqe më të errët.

Madje, e  kuqja dhe vishnja do të ngjyrat tendencë të  sezonit të ardhshëm, siç e pamë tek pasarelat e Valentino, Alexander McQueen dhe Max Mara. Këto modele sandalesh të inspiruara nga Minnie Mouse janë skicuar nga Amina Muadd, e cila e ka bazën e veprimtarisë artistike në qytetin e Milanos. Për adhuruesit e këtij modeli që nuk preferojnë takat, Amina ka skicuar  edhe një model më praktik me një takë të ulët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF