KreuFashion

Buzëkuqët më seksi për adhurueset e të kuqes!

Imagjinoni: është mbrëmje, keni një takim shumë të rëndësishëm me djalin që ju ka vjedhur zemrën, ose thjesht po dilni ta kërkoni atë në ndonjë bar, teksa konsumoni disa gota me miqtë. Keni gjetur veshjen perfekte, ose me siguri keni zgjedhur fustanin e zi ngjitur pas trupit, që ju shkon kaq shumë. Takat tuaja të preferuara janë pranë derës, gati për t’i veshur pak para se të largoheni nga shtëpia…A nuk mendoni se ju mungon diҫka?

Shumë femra e adhurojnë të kuqen, sidomos kur këtë të fundit e aplikojnë në formën e grimit në buzë. Ngjyra e pasionit dhe dashurisë është perfektja për një natë të kaluar jashtë, krejt ndryshe nga të tjerat. Paraqitja është ajo ҫka ka më shumë rëndësi në të tilla raste, e për këtë kërkohet kujdes i veҫantë nga ana e juaj. Buzëkuqi i kësaj nuance është parë gjithmonë tek femrat më seksi të Hollywood-it, si: Marilyn Monroe, Marlene Dietrich, Sophia Loren etj. Edhe pse shumë më pranë klasikes, rikthimi në këtë ngjyrë shfaq kurdoherë elegancë, feminitet, ashtu sikurse bën thirrje për vëmendje, kudo që shkoni. Në galeri ju paraqesim buzëkuqët më të mirë, për të gjithë adhurueset e të kuqes. Cili është i preferuari juaj?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF