Është një nga momentet më të shumëpritura për shumicën e femrave – ajo ditë, që një pjesë e mirë e vajzave e ëndërrojnë që në moshë të vogël. Unaza e diamantit është aksesori ndoshta më i kërkuar, e modelet në vitrinat e dyqaneve janë nga më të larmishmet. Vlera e gurit të çmuar është ajo që lakmohet më së shumti, por jo të gjitha femrat preferojnë formën klasike, që shohim gati kudo.
Po flasim për vajzat që njihen për një shije ndryshe, me stil krejt unik e që janë në kërkim të të veçantës. Dëshironi të ruani formën dhe vlerën e diamantit, por rrethi me gurin sipër tij ju duket krejt i zakonshëm? Për këtë kanë menduar argjendarët, kreativiteti i të cilëve e tejkalon klishenë, duke krijuar kështu forma nga më të shumëllojshmet. Pse të mbani vetëm një gur, kur në të njejtën unazë mund të mbani tre të tilla? E imagjinoni si mund të ndiheni me një rreth mbushur me diamantë? Po të njejtin aksesor, me degëzime që shkojnë deri në gjysmë të gishtit? Për këto e shumë modele të tjera, klikoni në galeri për unazat që do t’ju lënë pa frymë…