Që prej vitit 2014-të, maskat e fytyrës përbëjnë një revolucion në ritualet e bukurisë jo vetëm si diçka private e intime, por edhe si një objekt për të bërë sefie për në Instagram.
Maskat e fytyrës janë një zgjidhje shumë e mirë që na ndryshojnë lëkurën për vetëm 20 minuta. Janë në një format shumë të përshtatshëm e praktik për t’u mbajtur kudo me vete. Ja disa vende ku mund të aplikoni maskat:
Në avion: Është një mundësi shumë e mirë për të hidratuar lëkurën tuaj në gjithë ato orë fluturimi në avion, madje pa pasur nevojë të fshiheni pas syzeve të diellit.
Në makinë: Pas pune ose përpara një mbrëmjeje. Mund të ishte ideale që ndërsa ngisni makinën të aplikonit një maskë me trajtim shkëlqyes e hidratues në fytyrë të cilat nuk kanë nevojë për shpëlarje. Lëkura do t’ju qetësohet menjëherë dhe do të shkëlqejë.
Në zyrë: Në qoftë se punoni në një ambient me kolege femra, ato me siguri që do t;ju mirëkuptojnë.
Në situate ekstreme: Keni planifikuar një mbrëmje aventureske? Ndoshta në një tendë? Një dozë maske freskuese do të ishte ideale në vend të kremit tuaj të natës. Nuk do të bini fare në sy!
Në metro: Në Japoni e kanë si rutinë. Ata që janë të detyruar të udhëtojnë përditë për arsye pune kursejnë kohë dhe vite të bukurisë duke aplikuar maska gjatë kohës së udhëtimit.
Në vaskë, në hidromasazh ose në SPA. Nxehtësia që vjen nga uji ju hap poret e lëkurës dhe lejon që maska të depërtojë më thellë në lëkurë dhe të jetë më efektive.
Pra, në avion, makinë, në një banjo në vaskë e kudo, rituali i një maske nuk është më një rit privat, por shfaqet edhe në Instagram. Ja disa nga yjet me maskë në fytyrë, në galeri!