Nuk e përballoi dot: mësoi vdekjen e të atit dhe të motrës, vajza e madhe e Kobe Bryant përfundon në spital!

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant u shua një ditë më parë në një aksident tragjik ajror së bashku me vajzën e tij të dytë, 13 vjecaren Gianna, e cila ndante për këtë lojë të njëjtin pasion si I ati. Në fakt, kur helikopteri privat me të cilin udhëtonte u rrëzua, të dy ata dhe personat e tjerë në bord po shkonin në një ndeshje.

Kobe la pas bashkëshorten, Vanessa, dhe tre vajzat e tyre të tjera Natalia, Bianca dhe Capri që është vetëm disa muajshe.

Mësohet se pikërisht vajza e madhe, Natalia është ndjerë shumë keq kur ka mësuar lajmin e kobshëm. 17 vjecarja vuan nga astma dhe gjendja e saj është përkeqësuar ndjeshëm, aq sa ka përfunduar në spital ku ka marrë trajtim të specializuar mjekësor.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article