Rrëfehet Lori Hoxha: ” Si më ndryshoi vdekja e tim eti!

Lori Hoxha vjen ndryshe këtë radhë, jo si blogere, jo si figurë mediatike, por si krijuesja e një koleksioni për të cilin është mjaft krenare. Trashëgimtarja e pasur e Top Channel ka nxjerrë një Promo për linjën e saj të veshjeve që po diskutohet gjerë e gjatë, ndaj Top Albania Radio shfrytëzoi rastin për të mësuar më shumë për të dhe për rrugën e re që ka nisur.

Por ndërsa foli për mjaft gjëra në këtë intervistë, Lori u përball dhe me pyetjen se cilat janë tre gjërat që e kanë shënjuar më tepër shpirtërisht.

“Vdekja e tim eti është e para, besoj pritej. Më ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, më ka bërë më të fortë dhe më ka ndërtuar karakter. Më ka krijuar dhe ca ‘daddy issues’ por për këto do flasim në një intervistë tjetër (qesh). Lindja e London është e dyta por jo më pak e rëndësishmja. Më ka bërë të besoj tek jeta përsëri në një moment ku çdo gjë dukej e zymtë dhe pa shpresë. Zhvendosjen në Londër do ta thoja të tretën. Ndryshova totalisht! Për mirë apo për keq se di, por di të them që kam më pak frikë nga jeta sot dhe që ja dal ta ndez lavatriçen dhe pa ndihmë. Kuptova po ashtu që në jetë shumë gjëra i kam marr pa shumë mund, dhe për disa gjëra në jetë duhet të mundohesh më shumë”, u përgjigj ajo.

Previous ArticleNext Article