Ndarje dhe divorce/ 6 marrëdhëniet VIP që morën fund në vitin 2020!

Përpos situatës së vështirë që ka sjellë pandemia në pothuajse gjithë botën, për disa prej emrave të njohur të showbiz-it shqiptar, edhe çështjet e zemrës nuk kanë shkuar edhe fort mirë. Një martesë që merr fund, fejesë që nuk mundi dot të kalojë në një tjetër stad, apo romanca që u shkëputën në mes kanë bërë që mbyllja e vitit 2020 të vijë bashkë me një zemër të thyer…

2020-ta e Fifit konfirmim dhe përfundim i romancës

Vetëm pak javë pasi vetë këngëtarja Fifi pranoi se është në një lidhje, duket se romanca nuk ka zgjatur shumë. Ndonëse nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një krisje të momentit, apo nëse dyshja nuk e kanë parë të arsyeshme ta vazhdojnë lidhjen, por sipas zërave thuhet se Fifi këtë fundvit është sërish ‘single’.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha

Prej kohësh zëra të pakonfirmuara kanë treguar se këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur nē publik si Tuna, i ka dhënë fund martesës me babain e djalit të saj Patris Berisha.
Teksa në rrjetet sociale të dyshes mungojnë postimet me njêri tjetrin, nga po i njëjti burim (rrjete sociale) është vënë re se këngëtarja nga Shkupi ka ndërruar mbiemrin e djalit në llogarinë e tij në instagram, duke e zëvendësuar me mbiemrin e saj. Më herët Tuna hoqi mbiemrin Berisha edhe në instagramin e saj, duke mbajtur vetëm Sejdiu. Sipas Prive dy artistēt nuk jetojnë më bashkë dhe Tuna është larguar në Shkup në familjen e saj sëbashku me të birin.

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi

Në muajin Prill kur pjesa më e madhe e botës ishte në karantinë, modelja Heidi Lushtaku nëpërmjet një postimi në instagram njoftoi se historia e dashurisë mes saj dhe të fejuarit boksierit Robin Kransiqi ka marrë fund. Ndonëse modelja nuk bëri publike arsyet e ndarjes, në intervista të ndryshme ish çifti janë shprehur se ata vijojnë të mbeten miq të mirë.

Diola Dosti i jep fund martesës 12 vjeçare

Në Mars të vitit 2020, nutricienia e njohur Diola Dosti konfirmoi divorcin me ish-bashkëshortin Dardan Baftiu me të cilin ka tri vajza. Ka qenë vetë Diola ajo që bëri publike fundin e marrëdhënies 12  vjeçare nëpërmjet një statusi në facebook. Mosmarrëveshjet në çift duket se kanë qenë arsyet që kanë shtyrë të marrin vendimin për të marrë secili drejtime të ndryshme, ndonëse bashkëpunimi mes ish bashkëshortëve do të vijojë, duke qenë se prioritet në jetën e tyre janë tre vajzat.

Ardit Roshi, fejesa që mbeti aty

Gati 1 vit më parë na u bënë sytë zemra kur pamë propozimin romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajko në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”. Për disa ditë me radhë, asokohe çifti ishte kryefjala e çdo televizoni dhe portali. Por mesa duket telashet kanë nisur në parajsë. Dyshja i kanë dhënë fund marëdhënies pasi gjatë verës, Arditi konfirmoi se rrugëtimi i tyre ndali aty, pa vijuar rrugën drejt martesës.

Ronela Hajati dhe Young Zerka; një dashuri që s’u pranua kurrë, ama ndarja Po

Ndonëse në radhët e personazheve publikë dhe kolegëve të dyshes Ronela Hajati Young Zerka romanca e tyre ka qenë tejet e njohur, vetë protagonistët nuk e pranuan asnjëherë në publik se janë bashkë. Dhe në fakt ne bëmë sikur i besuam! Historia e dashurisë disa vjeçare e dy artistëve duket se ka marrë fund, e ndonëse tërthorzi Ronela dhe Zerka kanë pranuar në dalje televizive se prej muajsh ata janë ‘single’!

 

 

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article