KreuCelebrity

Palltoja e re e kuqe e Kate Middleton, ishte mishërim i elegancës!

Dy dukesha nxorrën libra këtë javë: Meghan Markle botoi librin e saj për fëmijë “The Bench”, Kate Middleton publikoi një vëllim me fotografi që dëshmonin jetën e njerëzve gjatë pandemisë. Nuk dihet ende sesi do të ecë libri i Kate që del në shitje javën e ardhshme, por Dukesha 39 vjecare e bëri prezantimin e tij dhe të gjithë nisën të flisnin jo vetëm për librin, por edhe për pallton e mrekullueshme të kuqe të saj! E gjatë deri tek kyçi i këmbës, me jakë ushtarake dhe kopsa përpara, ajo ishte një mishërim i elegancës dhe bëri që të gjitha kokat të ktheheshin për Dukeshën e Kembrixhit! Kate tashmë është shndërruar në një ikonë të stilit, një status ky të cilin vazhdon ta cimentojë në pothuajse cdo dalje publike të saj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF