Ben Blushi ikën nga Top Channel, Vjollca Hoxha tregon kush do t`i zërë vendin!

Shumë shpejt pas emailit të dërguar nga Ben Blushi stafit të Top Channel ku njoftohej se ai nuk do të ishte më drejtor i përgjithshëm i këtij televizioni, erdhi dhe një email nga aksionerja kryesore, Vjollca Hoxha.

“Duke falënderuar zotin Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20-vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush”, ka shkruar ajo.

Hoxha shpjegon aty se Top Channel, do të vijojë të administrohet nga trashëgimtarët e familjes Hoxha, “nga ëndrra e bukur e atij që e nisi 20 vite më parë”, duke përkujtuar themeluesin e Top Media, Dritan Hoxha.

Ben Blushi u caktua drejtor i përgjithshëm i Top Channel në fund të janarit 2018.

Previous ArticleNext Article