Fansja e saj vuan nga kanceri, Pink i bën ëndrrën realitet

Këngëtarja e njohur Pink ka bërë realitet ëndrrën e një fanseje të saj e cila vuan nga kanceri. Dëshira e Diane Berberian, 63-vjeçe, ishte të zhvillonte një bisedë me yllin e muzikës.

42-vjeçarja zhvilloi një bisedë telefonike 30-minutëshe në Zoom me fansen, duke e ndihmuar atë të realizonte një nga qëllimet e fundit madhore të mbetura në listën e saj të dëshirave.

Berberian postoi një pjesë nga biseda e saj me Pink në Facebook dhe ndau vlerësimin e saj për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj ëndrre, “Faleminderit të gjithëve që provuan dhe e bën të mundur kontaktin… Ëndrra jonë u bë realitet!”.

Në video, Berberian e quajti vendimin e Pink për të folur me të “një akt të bukur mirësie”, duke u shprehur se kur mësoi se do të takoheshin, filloi të qante.

“Ti ma rregullove ditën. Unë as nuk e di se çfarë është në listën time tani, sepse ju ishit deri tani në krye të kësaj. Shumica e ditëve të mia nisin me këngën e ditës dhe zakonisht është një këngë e Pink. Kur unë garoj, është gjithmonë një këngë e Pink”, tha fansja e cila është një vrapuese që maratonën e saj të fundit e përfundoi në Filadelfia muajin e kaluar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article