Semi kthehet sot në Big Brother, cfarë do t`i thotë Donaldit!

Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP”, do të jetë sot e ftuar atje sërish, dhe të gjithë janë kureshtarë se si do të sillet këngëtarja me Donaldin.

Ajo nuk e priti mirë afrimitetin e tij me Beatrix, e kur pastaj e dëgjoi aktorin duke thënë se “ajo që dua është kjo”, nuk u përmbajt dot por u largua nga studio pa thënë asgjë.

E gjithë kjo, kur kishin aq të afërt aty brenda sa edhe e quajti “vëlla”, ndërkohë që dihet miqësia e saj me Bora Zemanin që e priste Donaldin jashtë.

Me të dalë, Semi e hoqi atë nga lista e personave që ndiqte në rrjetin social Instagram dhe Romeo, që menaxhon Instagram-in e vëllait të tij binjak, pas disa ditësh, ia ktheu me të njëjtën monedhë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article