U shpall Miss World 2021 dhe është me origjinë nga Polonia. Karolina Bielawska ka një bukuri engjëllore dhe të pushton me një shikim. Paraqitjet e saj me rroba banje janë mjaft të rralla në Instagram dhe një postim i fundit në të cilin biondja shfaqet në pishinë magjepsi përdoruesit e rrjetit.
Është e gjatë 1.79 metra, ka një trup sirenë dhe sy blu që të magjepsin. Bukuria natyrore e Karolina Bielawska nuk mund të anashkalohet. Ka bërë bujë në internet ka bërë një video në të cilën biondja shfaqet në pishinë, me rroba banje ngjyrë të artë.
“Ti je një mbretëreshë e vërtetë”, “Je e mrekullueshme” , “Ti je ajo drita e lavdishme e Universit”, ishin disa nga komentet.
Karolina Bielawska është 23 vjeçe, modele dhe prezantuese televizive. E reja ka marrë diplomën bachelor në Menaxhim dhe tani po ndjek studimet master në Biznes.